Kronikë

Vrau e groposi 16-vjeçarin për t'i grabitur Rolex-in dhe varësen e floririt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Cenajn

Shkruar nga Liberale

Vrau e groposi 16-vjeçarin për t'i grabitur Rolex-in dhe

Mariglen Gjonaj

Kristjan Cenaj i cili akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare, në lidhje me këtë çështje.

Por do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, e cila do të vendosë, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.

Kujtojmë se Kristjan Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin, ndërsa eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në 2022.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH