Kronikë

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, merret VENDIMI për autorin

Shkruar nga Liberale

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, merret VENDIMI për

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 69-vjeçarin Thoma Mastorën, i cili akuzohet për vrasjen e të moshuarve në Dropull.

Krimi i dyfishtë ndodhi më 2 maj, ku sipas verifikimeve të policisë së Gjirokastrës, Mastora, ka goditur me një levë në kokë dhe trup, fillimisht Kosta Ilia 84 vjeç dhe në brendësi të banesës ka goditur për vdekje Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.

Pasi i vrau të dy të moshuarit, autori 69-vjeçar, u largua për në banesën e tij që ishte jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH