Kronikë

Vrau babain dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori dalin para gjykatës

Shkruar nga Liberale

Vrau babain dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori

Dy të arrestuarit për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla në Shënavlash, këtë të shtunë kanë dalë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Djali i tij Esmerald Balla, 34-vjeç,  akuzohet se vrau babain dhe trupin e tij e ka hedhur në pus, me ndihmën e Edison Brahaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici, “zhdukjen” e të atit, por hetimet e nxorën zbuluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH