Kronikë

Vrasja për një gardh e 72-vjeçarit në Memaliaj/ Policia zbardh ngjarjen: U nxit nga çifti që banonte afër viktimës, kush janë dy autorët

Shkruar nga Liberale

Vrasja për një gardh e 72-vjeçarit në Memaliaj/ Policia

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 72 vjeçarit Faik Hajdini, të ndodhur më 20 gusht, si dhe rolin e secilit prej personave që bashkëpunuan për krimin e rëndë.

Theksojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt dhe u nxit nga çifti që jetonte në banesën, që një gardh e ndante me banesën e viktimës.

Drejtori i  Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Ardian Çipa, në një konferencë për mediet, ka deklaruar se autorë të krimit janë Skënder Hajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.

“Skënder e Darovi Hajdini kanë nxitur Blerti Kanushin 27 vjec si dhe i kanë krijuar kushtet dhe siguruar mjetet për të kryer vrasjen. Më 19 gusht 2024 në orën 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen e më pas blerti është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas Skënderi dhe Darovi kanë bërë përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit duke e hedhur trupin  në përrua. Ndërsa djali i tyre nuk ka treguar për krimin”  tha drejtori i Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH