Kronikë

Vrasja në Kurbin për pronën, lihet në burg autori 53-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Vrasja në Kurbin për pronën, lihet në burg autori

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili mbremjen e se hënës dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin Dod Mamli në fshatin Vilëz të Kurbinit.

Gjyqtari Elvis Sulejmani, pranoi kërkesën e prokurores Denisa Perdja duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pista kryesore që po heton policia për vrasjen e 67 vjeçarit Dodë Mamli në Kurbin është ajo e motiveve të pronësisë.

Dodë Mamli u gjet i pajetë me një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks pasditen e së hënës në fshatin Zhejë. Përveç motiveve të pronësisë, policia ka marrë në konsideratë edhe hakmarrjen pasi dy djemtë e 67 vjeçarit, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 Naim Tafaën në Mamurras.

Në atë kohë, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH