Kronikë

Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë. Si tentuan të fshihnin ngjarjen e rëndë dy INFERMIERET? (EMRAT+DETAJET)

Shkruar nga Liberale

Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë. Si tentuan

Policia e Tiranës, ka arrestuar dy infermiere në azilin e të moshuarve, ku një ditë më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë, shtetasi Zyhdi Shehu, goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho.

Uniformat blu njoftojnë se janë arrestuar Glesantina Saraçi, Nazime Mulla, të dyja infermiere në azil, të cilat dyshohet se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal”.

Kujtojmë se një ditë më parë, në një azil privat për të moshuarit, 78-vjeçari Zyhdi Shehu vrau me bastun shokun e tij 82-vjeçarin Virxhil Vesho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH