Kronikë

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën

Shkruar nga Liberale

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon

Gjykata e Posaçme ka caktuar sot dënimin me 25 vite burg për Klevis Allën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Prill 2020 në Durrës.

Ndërkohë gjykata ka vendosur pafajësinë për Altin Ndocin, Kt i fundit dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhias.

Klevis Alla kishte treguar më herët se autor i vrasjes ishte i penduari tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani dhe një person tjetër.

Në dëshminë e tij ai tha se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Dumanin i cili mbante në kokë një kapuç dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër të cilin dëshmitari thotë se nuk e njihte, por dyshohet të ketë qenë Henrik Hoxha. Ky i fundit në dëshminë e tij e ka pranuar përfshirjen në krimin e dyfishtë.

Para gjykatës, Alla pranoi se e ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, dhe ai “nuk është vonuar shumë dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit”.

“Sapo makina tip “Golf 6″ është afruar,  Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar, ndërsa autori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Nuredini ka zbritur nga makina dhe është afruar ku ka qëlluar sërish mbi ta. Pas këtij veprimi ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës”, ka dëshmuar ai më herët.

Vëllezërit Haxhia u vranë në Shënavlash të Durrësit në Prill 2020, ku u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH