Kronikë

Vrasja e të riut në Shkozë për një vajzë, flet shoku i ngushtë i 18-vjeçarit: E njohim të dashurën e tij, kemi dalë...

Shkruar nga Liberale

Vrasja e të riut në Shkozë për një vajzë, flet

Shoku i ngushtë i Aurelio Dervishit i cili mbeti i vrarë në Shkozë pasi u qëllua me thikë nga katër të rinj ka rrëfyer se si e njihte ai shokun e tij.

Ai shprehet për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 se Aurelio nuk ishte konfliktual dhe nuk kishte lidhje me sherret, ndërsa shtoi se ai ishte djali më i mirë i rrethit shoqëror.

Sa i përket vajzës e cila dyshohet se ka qenë “molla e sherrit” mes katër të rinjve dhe Aurelios, shoku i ngushtë i këtij të fundit tha se “e kemi njohur atë vajzën po nuk na ka thënë gjë.”

“Unë jam shoku i ngushtë i Aurel, unë e njoh këtu e 13 vite më parë. Aurelio ka qenë djali më i mirë që ka njohur rrethi ynë shoqëror. Nuk ka pasur lidhje me gjëra të këqija apo sherre. Tani nuk e di se si ka ndodhur dhe çfarë problemesh kanë pasur ata të tjerët.

Aurelio nuk ka pasur kurrë probleme me asnjë lloj njeriu. Aurelio në momentin që ka dalë për t’u thënë çfarë problemi ka, vetëm kur ndodhi ajo që ndodhi. Këta persona nuk i kam njohur fare.

Ata që ka qenë i shoqëruar i njihja, rrimë në grup shoqëror, çuna dhe goca bashkë, të gjithë bashkë, kemi dalë siç dilnim për darkë për qejf. Kanë dalë edhe ka ndodhur kjo ngjarje. E kemi njohur atë vajzën po nuk na ka thënë gjë. Çdo darkë dalim grup shoqëror i madh”, u shpreh shoku i ngushtë i Aurelio Dervishit.

I riu u vra me thikë dy netë më parë gjatë një konflikti me të rinjtë, tashmë të arrestuar. Dy grupet e të rinjve fillimisht kanë qenë në semafor ku kanë shkëmbyer fjalë dhe ofendime mes tyre. Ata më pas kanë ndaluar pak metra më poshtë për t’u sqaruar. Gjatë konfliktit fizik, njëri nga të miturit ka qëlluar në kraharor me thikë Aurelio Dervishin, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH