Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Po bëj burg kot! Janë paguar para për të penguar hetimin

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Po bëj

Ilir Selmani, i cili është dënuar 28 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, ka dëshmuar sot para trupit gjykues në seancën ndaj tij. 

Ai mohoi akuzat për të cilat është dënuar, ndërsa rrëfeu në gjykatë bisedën me Blendi Tetën, i cili sipas tij ishte marrë peng dhe dhunuar nga Ervis Martinaj.

“Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj. 

I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët me vëllezërit Duka.

Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte ti merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshëm unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara.” tha ai para trupit gjykues. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH