Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Apeli vendos rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt! Do kryhet ekspertimi kriminalistik i ngjarjes

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Apeli vendos rihapjen pjesërisht

Gjykata e Apelit ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt i cili është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021.

Në seancën e sotme, është pranuar kërkesa e të pandehurit për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik të vendngjarjes nga ekspertë të fushës.

Gjithashtu gjykata e Apelit ka vendosur që para se të dalë me një përfundim lidhur me ankimimin e bërë nga Paplekaj kundër dënimit me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të marrë informacion lidhur me 2 persona të cilët akuzohen për dëshmi të rreme në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj të akuzuarit.

Po ashtu, pjesë e rihapjes së procesit gjyqësor është edhe marrja e informacionit për pezullimin e hetimeve ndaj personave që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH