Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ruhan Hirajt, i cili është dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
Ngjarje kjo e ndodhur 9 vite më parë. Mësohet se gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Hirajt për rishikim të vendit të dhënë nga Apeli i Posaçëm, në datë 18 Shkurt të vitit 2021.
Ruhan Hiraj
Kujtojmë se në qershor të vitit 2015 në Lazarat mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i RENEA, Ibrahim Basha, si dhe të plagosur dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati.
Për sulmin asokohe u akuzuan si organizatorë vëllezërit Albion dhe Alban Aliko, edhe këta të dënuar.
Ndërsa Ruhan Hiraj u deportua nga SHBA-të pas arrestimit atje si emigrant ilegal dhe i kërkuar në korrik vitit 2019, teksa mohoi përfshirjen në krim.