Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për t’u njohur me masën e sigurimit, autori i dyshuar i vrasjes se dy vëllezërve Kurtaj në Kurjan te Roskovecit, Altin Kuka.
Në gjykatë kanë mbërritur edhe 3 bashkëpunëtorët e tij Ervis Kuka, Emaurisio Kuka dhe Tomor Zyka, si dhe babai i autorit të dyshuar.
Krimi i dyfishtë ndodhi më datën 10 Shtator. Një grindje e nisur mes fëmijëve përfundoi me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur midis fëmijëve. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka.
Kujtojmë se autori Altin Kukaj u vetëdorëzua në polici, ndërsa dy djemtë dhe kushërinjtë u arrestuan pak orë më vonë.