Kronikë

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, arrestohen 3 fëmijët e tij/ Policia: Motër e vëlla kryen vrasjen, tjetri...

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, arrestohen 3 fëmijët

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe dy vëllezërit e 19-vjeçares që dyshohet se vrau babain 50-vjeçar Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë por e zbuluar sot nga policia.

Në pranga është vënë 25-vjeçari Hysen Meta si dhe djali tjetër 21-vjeçar, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me motrën e tyre, 19-vjeçaren Hygerta Meta për vrasjen e babait të tyre dhe fshehjen e provave.

Dyshohet se dy vëllezërit kanë prishur provat e krimit të rëndë. Mësohet se policia ka arritur të zbulojë shenjat e gishtave të dy vëllezërve në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i pajetë i 50-vjeçarit.

Po ashtu, 25-vjeçari Hysen Meta mori makinën e të atit dhe pasi e çoi në zonën e Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH