Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit, ku Prokuroria kërkon mbi 30 vite  burg në total për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.

Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes së 15 -vjeçarit, Fatjon Bici, si dhe nga 10 e 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur, por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Kutojmë se 15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër bashkëmoshatarët O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. 

Ata sulmuan me thikë  kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH