Kronikë

"Vrasësit ndoqën gruan e tij", gazetari grek jep detaje për vrasjen e Roan Brahimit

Shkruar nga Liberale

"Vrasësit ndoqën gruan e tij", gazetari grek jep detaje

Gazetari grek Vasili Lampropoulos ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 32-vjeçarit, Roan Brahimi mbrëmjen e së enjten mbrëma në Athinë.

Gazetari zbulon se pas ngjarjeve në Shqipëri, ai jetonte në Dubai më pas ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca, dhe në fund është rikthyer në Athinë.

"Vrasësit ndoqën gruan e tij", gazetari grek jep detaje

Gjithashtu ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi. Emri i tij lidhet ndër të tjera me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririn e Ervis Martinajt

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH