Autori i vrasjeve makabre të grave në Tiranë, Dan Hutra, ka dalë para togave të zeza këtë të enjte. Ai është shfaqur mjaft i tensionuar, duke mos kursyer kërcënimet as ndaj gazetarëve.
Hutra teksa doli para gjyqit i akuzon këta të fundit për lajme të rreme, teksa i kërconon, duke iu thënë se do iu vijë dita. “Do zbërthehen të gjitha, çfarë keni thënë, gënjeshtra e të vërteta, do të zbërthehen të gjitha. Do të vijë edhe momenti juaj, mos u mërzisni”, tha ai.
Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, si dhe plagosi ish-vjehrrën.
Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeç.