Kronikë

Vranë Grei Bihucin, merret VENDIMI për dy të rinjtë në Fier, ja çfarë deklaruan sot para gjykatës

Shkruar nga Liberale
Vranë Grei Bihucin, merret VENDIMI për dy të rinjtë në

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në qendër të qytetit, ku pas një sherri mes të rinjsh mbeti i vrarë 19-vjeçari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.

Mësohet se Florian Muka dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Burime bëjnë me dije se ky i fundit do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka do të qëndroj në burgun e Fierit.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i të miturit, Ervis Goxhaj, në një deklaratë për mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti.

Çështja për të do të kalojë në apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikëqyrje nga prindërit.

Klajdi Muka dhe Florian Muka kanë deklaruar se sherri ka nisur që në muajin Dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës, pasi ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ia kishte kthyer në kohë. Muka ka thënë gjithashtu se nuk ka menduar që ta vrasë 19-vjeçarin, teksa e ka qëlluar në debat e sipër.

Kur Floriani i ka marrë thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse ne deklaratën e tij Floriani thotë se nuk “bënë debate”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë parë në qendër të qytetit të Fierit. Autor Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte, duke marrë dhe ai plagë të rënda. Fatkeqësisht Bihuci nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH