Kronikë

Vodhën kamerat e sigurisë së një biznesi, arrestohen dy ‘skifterët’ në Librazhd

Shkruar nga Liberale

Vodhën kamerat e sigurisë së një biznesi, arrestohen dy

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi. Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Ata ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH