Festa e Vitit të Ri duket se festohet me armë edhe në mes të Tiranës.
Policia ka dhënë detaje nga plagosja e shtetases italiane në kryeqytet, ngjarje e ndodhur pas mesnate rreth orës 00:35 në bulevardin “Zogu I”.
51-vjeçarja me iniciale A. K., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluve, dyshohet se shtetasja italiane është plagosur nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë Tiranë/
Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes