Kronikë

VIDEO/Pranga dy personave në kryeqytet për një pistoletë pa leje, njëri tentoi të ikte me vrap dhe hodhi armën, tjetri se nuk kallëzoi

Shkruar nga Liberale
VIDEO/Pranga dy personave në kryeqytet për një pistoletë pa

Policia në Tiranë ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. 

Në pranga ka rënë shtetasi Armand Duraj 43-vjeç, i cili është kapur me armë zjarri në rrugën “Prokop Mina”, dhe shtetasi Elvis Çela i akuzuar për moskallëzim krimi.

“U bë arrestimi i shtetasve A.D 43 vjeç, dhe E.C 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH