Kronikë

VIDEO/ Egli Proga del nga lokali ku u rrah barbarisht në Pogradec dhe bie në tokë, momentet e fundit të jetës së 42-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Egli Proga del nga lokali ku u rrah barbarisht në Pogradec dhe bie

Dalin pamjet e ngjarjes tragjike kur ditë më parë në Pogradec, 42-vjeçari Egli Proga, ka humbur jetën si pasojë e dhunës brutale ushtruar mbi të.

Në pamjet e siguruara Egli Proga, 42 vjeçari që u vra largohet nga lokali i tij. Viktima shihet teksa ecën në mënyrë të paekuilibruar ndërkohë që sipas të dhënave pak metra më tej është rrëzuar në tokë.

Fillimisht u raportua se 42-vjeçari në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë dhe nuk i kishte mbijetuar dot plagëve të marra.

Por, pas hetimeve, u zbulua se ishte dhunuar nga i riu, Denis Meçe. Ky i fundit u konfliktua fizikisht me Egli Progën dhe më pas është larguar. Proga është gjetur i shtrirë në rrugë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.

Ndërkohë 29-vjeçari është vendosur në prangat e policisë së bashku me tre persona të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, që akuzohen për moskallëzim krimi.
Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura dhe prokuroria e ka ende në hetim aktiv, ku po mbledh pamje, dëshmi dhe prova të tjera.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH