Kronikë

"Vesi del me shpirtin"/ Policia e la dje në “arrest shtëpie”, i riu në Tiranë dhunon sërish nënën e moshuar para fëmijëve

Shkruar nga Liberale

"Vesi del me shpirtin"/ Policia e la dje në “arrest

Një tjetër video e rëndë është publikuar në mediat sociale nga rasti i ndodhur pasditen e djeshëm në Tiranë, ku një i ri dhunonte nënën e tij të moshuar.

Dje, ai shfaqej duke e kapur prej flokësh nënën, teksa më vonë reagoi policia duke njoftuar se ky person ishte lënë në arrest shtëpie. Por sot, para shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, ai shfaqet teksa e ofendon me fjalë të rënda nënën, ndërsa kjo e fundit qëndron e ulur në rrugë. Gjithë ngjarja zhvillohet para syve të nxënësve të mitur të shkollës, teksa një kalimtar që përpiqet të ndërhyjë, largohet pas reagimit të të riut.

Ai raportohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas banorëve të lagjes, shpesh ai është problematik dhe e dhunon të moshuarën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH