Kronikë

Vau i Dejës/ Arrestohet 41-vjeçari, tentoi të digjte me lëndë djegëse një makinë dhe fasadën e një supermarketi

Shkruar nga Liberale

Vau i Dejës/ Arrestohet 41-vjeçari, tentoi të digjte me

 

 

Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një automjet dhe fasadën e një supermarketi, falë veprimeve të thelluara hetimore, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i këtyre rasteve.


Vihet në pranga 41-vjeçari Gjergj Dajani.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen e 2 rasteve të tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr, të ndodhura ditët e fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gj. D., 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet.”- thuhet në njoftimin e policise. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH