Kronikë

Sulmuan dy transgjinorët në qendër të Selanikut, arrestohen 13 shqiptarët – EMRAT

Shkruar nga Liberale

Sulmuan dy transgjinorët në qendër të Selanikut, arrestohen

Dy persona transgjinorë të moshës 21-vjeç janë dhunuar nga një grup të rinjsh në qendër të Selanikut, mes tyre edhe shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, dhe sic shihet nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, dy transgjinorët janë sulmuar verbalisht në fillim nga një grup personash, dhe më pas këta të fundit kanë hedhur drejt tyre sende të forta dhe i kanë dhunuar.

Ata kanë hyrë në një prej restoranteve të zonës ku personeli ka njoftuar forcat policore të cilët më pas kanë kryer arrestimet.

Mes tyre janë edhe 13 shqiptarë të identifikuar si Orgito Trupja, 21 vjeç, Andrea Nuredini, 22 vjeç, Kristjan Selmani, 18 vjeç, Mario Rapaj, 18 vjeç, Fabio Hoxha, 18 vjeç, Leandro Kurto, 18 vjeç, A. J., 17 vjeç, A. J, 15 vjeç, K. K, 15 vjeç, Klajdi Facja, 19 vjec, Uendi Sota, 19 vjeç, Serxhio Dragoti, 18 vjec dhe Rivaldo Brahimaj, 19 vjeç.

Gjithashtu, hetimi i autoriteteve vijon për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesë në sulmin homofobik ndaj dy personave, ndërsa nuk përjashtohet, në varësi të rrjedhës së hetimeve, që të ndiqen penalisht edhe prindërit e të miturve për neglizhencë e mbikëqyrjes ndaj fëmijëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH