Kronikë

U vetëmbyt në liqenin e Banjës, gjendet TRUPI i 30-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

U vetëmbyt në liqenin e Banjës, gjendet TRUPI i

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 30-vjeçarit, që u vetëmbyt në liqenin e Banjës. Dyshohet, se i riu vuante nga probleme të shendetit mendor.

Ishte babai i tij, që bëri denoncim në policinë e Gramshit për të birin dhe pas kërkimeve intensive, u bë e mundur getja e trupit.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH