Kronikë

U masakrua me thikë nga burri në mes të rrugës, Enkelejda do të përcillet në banesën e fundit në vendlindje

Shkruar nga Liberale
U masakrua me thikë nga burri në mes të rrugës, Enkelejda do

Familjarët do të përcjellin sot Enkelejda Danajn, 40 vjeçaren shqiptare që u vra nga burri në Greqi, në banesën e fundit në vendlindjen e saj Shqipëri.

Vëllai i saj, duke folur për protothema.gr, përmendi torturat që po kalonte motra e tij edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

"Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre ankesa, ka pasur mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj. Ai foli edhe për 40-vjeçaren. “Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Sipas avokates, ai e kishte planifikuar që më parë ngjarjen e rëndë.

Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, sulmuesi i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.

Pas kryerjes së krimit ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e arrestuan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH