Kronikë

U kap në një banesë duke vjedhur, arrestohet i riu në Lushnjë

Shkruar nga Liberale

U kap në një banesë duke vjedhur, arrestohet i riu në

Policia ka arrestuar një të ri i cili u kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur në Lushnjë.

“Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti: E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH