Kronikë

U hodh nga nëna në lumin e Tapizës, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur

Shkruar nga Liberale

U hodh nga nëna në lumin e Tapizës, gjendet trupi i foshnjës

Policia e Krujës ka mundur të gjejë pas disa orë kërkimesh trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e saj.

Leta Koçi, 42 vjeçe nga Tapiza, është paraqitur vetë në Komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e kësaj të hëne e ka hedhur në lumë.

Ajo ka pretenduar se foshnjën e ka lindur të vdekur dhe e ka futur në qese më pas e ka hedhur në lumin e Tapizës.

42-vjeçarja është e martuar dhe ka një fëmijë tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH