Kronikë

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, si paraqitet gjendja e 31-vjeçares Melisa Trëndafili, flasin mjekët e QSUT

Shkruar nga Liberale

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, si paraqitet gjendja e

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Aktualisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është stabël. Sipas asaj që thonë mjekët e QSUT, e reja  ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë si dhe gjymtyrë.

Po sipas mjekëve të QSUT-së, ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e saj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, ku 45 vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie dhe më pas u arratis. Ndërkohë policia po pun0on për kapjen e tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH