Kronikë

U dhunua brutalisht me sende të forta, gjendja e rëndë e Sokol Mëngjesit, mjeku: I është nënshtruar ndërhyrjes neurokirurgjikale

Shkruar nga Liberale

U dhunua brutalisht me sende të forta, gjendja e rëndë e Sokol

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje neurokirurgjie për shkak të dëmtimeve në tru.

Mjeku i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen e avokatit që u dhunua brutalisht me sende të forta mëngjesin e djeshëm nga katër persona tashmë të arrestuar.

Bushi tha se përveç frakturave kockore në pjesën e kokës, avokati Mëngjesi ka edhe dëmtime të rënda në tru. Ai tha se megjithatë parametrat janë të stabilizuara, por duhet të pritet 72 orë për të parë se si do të reagojë.

“Ndodhet në gjendje të rëndë. Ka dëmtime të mëdha në kokë, përveç frakturave kockore ka edhe dëmtime në tru megjithatë, parametrat i ka stabël. Duhet të presim edhe 72 orë për të parë reagimin e tij. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgjia”, u shpreh mjeku Bushi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH