Kronikë

U arrestua pas vetëvrasjes së 21-vjeçares police, lirohet i dashuri i efektives

Shkruar nga Liberale

U arrestua pas vetëvrasjes së 21-vjeçares police, lirohet i

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së policisë 21-vjecare Aldorjana Loshi.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan, i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH