Kronikë

TRONDITËSE/ Shqiptari vret ish- gruan në SHBA, rrëmbeu dhe vajzën 8 vjeçe (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
TRONDITËSE/ Shqiptari vret ish- gruan në SHBA, rrëmbeu dhe

Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur në Clearwater të Florida, ku 34-vjeçari shqiptar Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajën e tyre 8 vjeçe.

Sipas asaj që raportojnë mediet amerikane, Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët e policisë kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij, Suela Saliajn.

Policia e gjeti 8-vjeçaren Alesia Muhaj brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Renato Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. 

Autoritetet po hetojnë rastin tragjik, si dhe kanë sekuestruar provat në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH