Kronikë

TRONDITËSE në Maliq! 44-vjeçari abuzonte sek*ualisht me vajzën e mitur të MIKUT të tij, si u zbulua rasti i rëndë

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE në Maliq! 44-vjeçari abuzonte sek*ualisht me

Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Sheqeras të Maliqit, një 44 vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare, e cila sot është 16 vjeç.

Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.

Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH