Kronikë

Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK, Leonard Duka i nisi 500$ në New York. Kush ia tërhoqi paratë

Shkruar nga Liberale

Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK, Leonard Duka i nisi 500$ në New

Modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini është përfolur shpeshherë për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

U desh një operacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK, Leonard Duka i nisi 500$ në New

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH