Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën policisë, shpallen në kërkim 2 persona (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Transportonin emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën

Policia e Vlorës ka shpallur në kërim 2 persona, nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar dhe më pas braktisën mjetin me të cilin tgransportonin emigrantë nga India.

Njoftimi i policisë:  

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë shpalli në kërkim shtetasit Sh. H., 32 vjeç, banues në Durrës, dhe S. D., 64 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi në Potam, Himarë, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda” me të cilin transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India. Punohet për kapjen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH