Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragjik në zonën e Cremasca, Itali, ku ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka. Sipas mediave italiane, aksidenti ka përfshirë tre automjete.
Viktima, Gëzim Margjoka, ishte duke drejtuar një automjet “Skoda Octavia”. Për arsye të paqarta, ai është përplasur kokë më kokë me makinën që po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Një makinë e tretë, një “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga në përpjekje për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.
Pas aksidentit, ambulanca ka transportuar nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçar, në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, ky incident tragjik ka lënë pas një dhimbje të thellë në komunitetin shqiptar në Itali dhe më gjerë.