Kronikë

Tragjedia e Shkodrës/ "Alma u shtang kur e pa me të dashurën", gazetarja rrëfen detaje nga dëshmia e kunatës

Shkruar nga Liberale

Tragjedia e Shkodrës/ "Alma u shtang kur e pa me të

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.

Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9 -vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhirimit, munda ta bind të rrëfejë diçka,

edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu. Dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë, i ka thënë kam telefonuar vëllanë dhe po vjen me taksi të më marrë, u shtang, kishte një dridhje por nuk e ka elaboruar më, nuk do ta vazhdoj shëtitjen për në banesë, por do të shkoj tek vëllai. Por kishte një ide tjetër sepse vëllanë s’e kishte telefonuar. Ai nuk e dinte që Alma ishte në atë vend. Ai bënte jetë publike me të, frekuentonte momente publike. Kamerat po verifikohen, por vërtetohet dëshmia e kunatës që rrugët e tyre janë ndarë pasi dolën nga lokali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH