Kronikë

TRAGJEDI në Lushnjë/ Babai qëllon me armë të bijën dhe më pas vret veten, vajza në gjendje kritike (EMRI)

Shkruar nga Liberale
TRAGJEDI në Lushnjë/ Babai qëllon me armë të bijën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më pas ka vrarë veten.

Policia bën me dije se 40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH