Kronikë

TRAGJEDI në fluturimin nga Tirana për në Britani, VDES pasagjeri

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në fluturimin nga Tirana për në Britani, VDES pasagjeri

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma, kur një burrë humbi jetën në bordin e një avioni që po fluturonte nga Tirana në drejtim të Mançesterit. Fluturimi i Ryanair ishte detyruar të devijonte drejt Londrës Stansted për shkak të një emergjence mjekësore.

Sipas mediave britanike, burri, i cili nuk është identifikuar ende dhe mosha e tij nuk është konfirmuar, u shpall i vdekur në vendngjarje. Fluturimi ishte nisur nga Tirana dhe kishte kaluar mbi Itali, Zvicër dhe Francë, para se të ulej në aeroportin Stansted.

Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë bëri të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, burri kishte vdekur në avion. Aeroporti i Londrës Stansted po ashtu konfirmoi devijimin e fluturimit në orët e pasdites për shkak të emergjencës. Ryanair nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH