Kronikë

Tragjedi/ Kujdesej për mirëmbajtjen e rrugëve, makina e përplas për vdekje shqiptarin në Itali

Shkruar nga Liberale

Tragjedi/ Kujdesej për mirëmbajtjen e rrugëve, makina e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari. Sipas raportimeve viktima është shtetasi me inicialet E. H., 62 vjeç dhe ishte punonjës i Mirëmbajtjes së Autostradave. Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.

Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.

Hetimet që i janë besuar policisë rrugore po sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH