Kronikë

EMRI/ Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, shpallet fajtor shqiptari në Britani

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion,

43-vjeçari shqiptar Roland Cankaj është shpallur fajtor në Angli si trafikant vajzash për shfrytëzim seksual.

Metropolitane shkruan se shqiptari, i arrestuar më 20 prill të këtij viti, doli para gjykatës ditën e sotme, ku u shpall fajtor për vepra të shumta pas një gjyqi gjashtë ditor.

Hetimi nisi mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur “Cankaj Brotherhood” në vitin 2022, që drejtohej nga shqiptari, me qëllim trafikimin e grave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për t’u shfrytëzuar seksualisht.

Nga hetimet e detajuara u vu re se Cankaj merrte me qira apartamente me pasaportë false. Oficerët filluan të vëzhgonin lëvizjet e Cankajt dhe e panë atë duke i çuar të rejat drejt adresave dhe duke pritur jashtë në makinë, ndërsa gratë hynin brenda. Ai u pa gjithashtu të ishte në shoqërinë e vajzave të reja, duke bërë foto provokuese të tyre, të cilat përdoreshin për të reklamuar shërbime seksuale.

Si rezultat u identifikuar gjithsej 6 vajza, ku një nga tyre gjatë një interviste shpjegoi se si kishte punuar si estetiste në Brazil dhe kishte biseduar me Cankajn për paratë. Ai e mori atë në Angli dhe e dërgonte në adresa të ndryshme dhe paratë i ndanin në gjysmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH