SPAK ka kërkuar nga Belgjika dhe Franca identifikimin e kodet të Sky ECC për të avancuar hetimet mbi rastin e “Toyota Yaris”, ku janë gjetur 3.4 milion euro të fshehura në një letër porosie.
Hetimet e mëtejshme, pas arrestimit të ish-kreut të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, janë fokusuar në kërkimin e informacionit për kodet e tjera të Sky ECC. Ka dyshime për përfshirje të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në këtë çështje.
Më 31 korrik, Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO) la në fuqi masën e arrestit në burg për Zarkën. SPAK akuzon se Zarka ka përdorur ndikimin e tij për të ndikuar te funksionarët e drejtësisë në mënyrë që të lehtësojë dosjen "Toyota Yaris". Ky rast, që fillimisht ishte një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash të një shume prej 3.4 milion eurosh, është mbyllur me një të dënuar për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.