Kronikë

TMERR në Durrës/ 26-vjeçarja ruse gjendet e varur në shtëpinë që kishte marrë me qira, dyshohet se…

Shkruar nga Liberale

TMERR në Durrës/ 26-vjeçarja ruse gjendet e varur në

Një 26-vjeçare nga Rusia është gjetur e pajetë brenda një apartamenti në pronësi të një shtetaseje çeke në qytetin e Durrësit.

Dyshohet se e reja me iniciale A. A. është vetëvarur në derën e dhomës së gjumit në apartamentin që kishte marrë me qira ditore në qytetin bregdetar.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.

26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH