Në spitalin rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore një 62 vjeçare nga fshati Kuç i Zi.
Mësohet se gruaja ka pirë fostoksinë ndërsa është gjetur nga familjarët dhe menjëherë është dërguar drejt spitalit.
Gruaja ka ndërruar jetë ndërsa kanë filluar hetimet nga policia për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar drejt këtij akti.
“Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.