Një tjetër krim në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës ku fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me thikë babanë e tij në këmbë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.