Kronikë

Tiranë, shoferja e dehur përplas një makinë tjetër, 5 të plagosur, ndër to 3 fëmijë

Shkruar nga Liberale

Tiranë, shoferja e dehur përplas një makinë tjetër, 5

5 persona,kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave ku 3 prej tyre janë fëmijë të mitur. Ky aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. 


Policia bën me dije se një 37-vjeçare në gjendje të dehur përplasi makinën me drejtues shtetasin me iniciale F.B., 37 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

– " N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve"

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH