Një 62-vjeçar në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje (19 shtator) në rrugën “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Policia e kryeqytetit thotë se dyshohet se ky person të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.