Kronikë

Tiranë/ 56-vjeçari ngacmon seksualisht dhe kërcënon me thikë të renë, shpallet në kërkim

Shkruar nga Liberale

Tiranë/ 56-vjeçari ngacmon seksualisht dhe kërcënon me

Një 56-vjeçar me inicialet R.K., banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia. 56-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare dhe gjithashtu e ka kërcënuar atë me mjet prerës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.”- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH