Kronikë

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të largohej nga Shqipëria, policia ndalon 26-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të largohej nga Shqipëria,

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë, “arrest në shtëpi”.

I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

“Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH