Kronikë

Tentoi të vjedhë 2 makina në Durrës, arrestohet 50-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Tentoi të vjedhë 2 makina në Durrës, arrestohet

Policia në Durrës ka arrestuar një 50-vjeçar, në tentativë për të vjedhur dy makina. Mësohet se burri edhe më herët ka qenë i dënuar për vjedhje.

U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin: A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH